Ervin Mata është liruar nga Gjykata e Tiranës dy ditë, pasi ai u dorëzua në Policinë e Tiranës. Gjykatësi Artan Gjermeni ka caktuar masën e detyrimit për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori për 32-vjeçarin. Mata nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit duke u përfaqësuar nga avokati i tij.
Prokuroria nuk ka qenë dakord me vendimin e dhënë, pasi gjatë seancës zhvilluar me dyer të mbyllura, ka kërkuar arrest me burg. Mbi Matën janë ngritur akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ai dyshohet se është perfshirë në vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt, 4 Tetorin e vitit të kaluar në zonën ish-bllokut në Tiranë. Prokurorët e dosjes pritet të ankimojnë vendimi në Gjykatën e Apelit ku do kërkojnë “arrest me burg” për 32-vjeçarin. Ervin Mata u dorëzua pas 5 muajsh arrati dhe gjatë marrjes në pyetje ka mohuar të ketë qëlluar apo të ketë nisur ai sherrin. Personi i vetëm që ndodhet në qeli për këtë ngjarje është Ervis Martinaj.
Një nga pistat e hetimit është konflikti mes këtyre dy personave, por Martinaj e ka mohuar një gjë të tillë. I plagosuri tjetër Eljo Hato u lirua për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. I vetmi që vazhdon të jetë në kërkim për këtë ngjarje është komandoja Mervjol Bilo, i cili dyshohet se është personi që ka qëlluar mbi viktimën dhe të plagosurit.
Tv Klan