Më 19 Dhjetor mbyllet prokuroria dhe gjykata e Krimeve të Rënda
Prej datës 19 dhjetor Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të rënda do të pushojnë së funksionuari. Për këtë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur transferimin në Prokuroritë e rretheve të prokurorëve që kanë ushtruar deri tani detyrën pranë prokurorisë së krimeve të rënda pasi ky insitucion nuk do të funksionojë më pas ngritjes së SPAK.
Sipas kreut të KLP-së Gent Ibrahimi në 18 dhjetor do të bëhet edhe intervistimi me tre kandidatët për kreun e SPAK që janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili.
“Në datën 18 do të bëhen intervistimet, kemi 3 kandidatë. Dosjet e tyre janë në këshill. Ne kemi një rregullore për mënyrën e vlerësimit të tyre dhe do ti dëgjojmë ato. Seanca do jenë publike, do bëjmë një mbulim qendror siç bëmë me kryeprokurorin. Në datë 20 nuk do ketë as Gjykatë dhe as Prokurori të Krimeve të Rënda”.
Ndërsa përkohësisht ashtu si në detyrën e kryeprokurores u emërua edhe Arta Marku, si dhe prokurori Anton Martini në prokurorinë e Tiranës.
KLP caktoi përkohësisht ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Renda, Donika Prela në Prokurorinë e Shkallës së parë në Tiranë. Prela shfaqet në një foto me një prej anëtarëve të KLP-së një ditë para këtij vendimi, por për Ibrahimin kjo nuk përbën shkelje.
“Ata kanë njohje personale, kjo nuk përbën shkelje”.
Prokurorët e Krimeve të Renda, të transferuar nga KLP
Arens Çela, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
Blerim Tominaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
Besim Hajdarmataj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
Doloreza Musabelliu, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
Elisabeta Imeraj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
Manjola Kajana, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
Vladimir Mara, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
Sonila Muhametaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
Pranvera Pustina, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
Artan Bajrami, në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Përparim Kulluri, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër
Eugen Beci, në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Korçë
Tv Klan