Tek Gjykata e Krimeve te Rënda, 34 të arrestuarit e operacionit “Vol-Vo 4” dolën njëri pas tjetrit para trupit gjykues, në një seancë maratonë, që zgjati më shumë se 10 orë.
Nuk bënë dallim as dy ish-deputetët socialiste Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Ata u ulën pranë njëri-tjetrit në bankën e të akuzuarve, me të arrestuarit e tjerë. Trupi gjykues e refuzoi kërkesën e tyre për t’u gjykuar veçmas grupit të strukturuar kriminal. Për Ndoken dhe Çukon u konfirmua masa e arrestit me burg, njesoj si për të arrestuarit e tjere në Shijak, Lezhë dhe Has. Por të arrestuarit nuk i pranojnë akuzat.
Avokatët thanë se procesi është i montuar nga Prokuroria dhe se provat mungojnë.
Gjatë operacionit “Vol-Vo 4”, Policia e Shtetit arrestoi 27 persona dhe 17 të tjerë i shpalli në kërkim. Sipas Prokurorisë, në këtë aksion u goditën katër grupe kriminal të cilët kishin ngritur edhe laboratorin e drogërave të forta në Has.
Tv Klan