Tre vjet pas masakrës në Tiranë, ku mbetën të vrarë Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Durim Sulku, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm italianin Salvatore Letizia dhe me 47 vite vëllezërit Doçi.
Italiani dhe dy vëllezërit Doçi ishin pjesë e dy grupeve rivale që u përplasën me armë në bulevardin ‘Zogu i Parë’ në Tiranë. Breshëritë e para në atentat u qëlluan nga Salvatore Letizia, që bashkë me Besnik Sulkun ekzekutuan Mentor Lufin, që ishte edhe objektivi i atentatit ku mbeti i vrarë edhe Gerti Goxhaj.
Pas kësaj, nipat e Mentor Lufit, Markeljan dhe Kejvi Doçi, iu përgjigjën me armë dy atentatorëve. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë Besnik Sulku, ndërsa italiani u plagos lehtë.
Gjykata vendosi të denojë me 27 vite heqje lirie Markeljan Doçin, ndërsa për të vëllain e tij Klejvi u dhanë 20 vite burg. Tre të akuzuarit nuk kanë qenë në sallën e gjyqit gjatë leximit të vendimit.
Ata u dënuan për akuzat e vrasjes me paramendim dhe vrasje për gjakmarrje. Shkak për konfliktin mes dy grupeve ishte një vrasje në Holandë ku u qëllua per vdekje Durim Sulku, vëllai i Besnik Sulkut. Me ndihmën e Salvatore Letizias, ai organizoi atentatin ku humbi jetën edhe vetë.
Tv Klan