Ministria e Mjedisit ka vendosur të pezullojë punimet në sheshin Skënderbej. Inspektorati Kombëtar i Mjedisit, pas një inspektimi në sheshin e ndërtimit, ka konstatuar se Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për zbatimin e projektit, pa u pajisur më parë me leje mjedisore. Për këtë shkelje është firmosur dhe një gjobë prej dy milionë lekësh....