Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Interpol Tirana

Pranga 52 vjeçarit të shumëkërkuar në Itali, pjesë e një organizate kriminale (Emri)

Në kuadër të projektit “Të Kërkuarit”, Policia e Shtetit ka vënë në pranga pjesëtarin e një organizate kriminale, të dënuar në Itali me 21 vjet burg. Bëhet fjalë për 52 vjeçarin Artur Sallaku, i cili është dënuar nga Gjykata e Santa Maria Capua Vetere në vitin 2004 për trafikim droge. “Si rezultat i shkëmbimit të...

Shkurt 22, 2025

I kërkuar në Spanjë për vrasje, arrestohet 39 vjeçari

Është arrestuar në Tiranë Elion Vathi (Kaci) i kërkuar nga autoritetet spanjolle për vrasje. Siç bën me dije Policia, po vijojnë procedurat për ekstradimin e 39 vjeçarit. “Finalizohet operacioni policor i koduar “Lacking” nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë. Lokalizohet dhe kapet një 39-vjeçar, i...

Shkurt 22, 2025

I akuzuar për mashtrim të përsëritur në Gjermani, në pranga 42-vjeçari

Një 42-vjeçar me kombësi izraelite dhe me shtetësi kanadeze është arrestuar në vendin tonë në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 25”. Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu, 42-vjeçari Roy.G është i akuzuar në shtetin gjerman, për mashtrim në mënyrë të përsëritur. Gjykata e Bambergut, Gjermani ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për...

Shkurt 4, 2025

Pjesë e një grupi kriminal, ekstradohet nga Greqia Robert Gjika

Është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri 32 vjeçari Robert Gjika. Ndaj këtij të fundit GJKKO ka caktuar këtë vit masën e “arrestit me burg” për “ndihmë në kalimin ilegal të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Sipas Policisë, i riu dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet se transporton emigrant...

Dhjetor 2, 2024

Lajme Tv Klan 28 Tetor 2024, ora 23:30

Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 28 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines 28 Tetor 2024 Opozita bllokon foltoren e Kuvendit. Nesër protestë në disa akse rrugore në vend. Policia: Vepër penale Në parlament munguan sot përplasjet, por opozita bllokoi foltoren duke bërë që seanca të zgjasë vetëm 20 minuta. Nesër protestohet në 6...

Tetor 29, 2024

I kërkuar nga Italia, arrestohet në Laç 41-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 20” është arrestuar në Laç me qëllim ekstradimin një 41-vjeçar shqiptar me iniciale A.M., i kërkuar nga autoritetet italiane. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i...

Tetor 17, 2024

Në kërkim nga drejtësia italiane, arrestohet në Durrës 41-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Tornado”. Autoritetet njoftuan se Ermal Luku u kap në Durrës. “Gjykata e Brescias /Itali me datë 29.09.2024 ka lëshuar vendim “urdhër arresti ndërkombëtar” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e...

Tetor 5, 2024

Ekstradohet nga Italia një 33-vjeçar i akuzuar për përndjekje

Një 33-vjeçar është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë. I riu akuzohet për përndjekje. Në vitin 2023 atij i është caktuar masa e sigurisë arrest në burg për përndjekje. Nga hetimet dyshohet se në vitin 2019, 33-vjeçari duke u prezantuar si dikush tjetër ka kërcënuar një vajzë për t’i dërguar video intime. “Si rezultat i bashkëpunimit...

Shtator 29, 2024

Ekstradohet nga Italia Agron Tufa, i dënuar me 30 vite burg për vrasje

Është ekstraduar nga Italia në vendin tonë Agron Tufa, i dënuar me 30 vite burg për vrasje. 52 vjeçari u kap në Bari në Janar të këtij viti, pas 3 vitesh arratisje. Në vitin 2018, ai ka vrarë me armë zjarri në Nikël të Krujës Kevin Hysën, në bashkëpunim me një person tjetër. “Ekstradohet nga...

Shtator 15, 2024

I akuzuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, 26-vjeçari kapet në Kavajë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 16” është vënë në pranga 26-vjeçari me iniciale V.T., i lindur në Kavajë. Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar të riut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol...

Shtator 4, 2024