Një 33-vjeçar është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë. I riu akuzohet për përndjekje. Në vitin 2023 atij i është caktuar masa e sigurisë arrest në burg për përndjekje.
Nga hetimet dyshohet se në vitin 2019, 33-vjeçari duke u prezantuar si dikush tjetër ka kërcënuar një vajzë për t’i dërguar video intime.
“Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, me qëllim finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar i arrestuar në Itali, E. H., 33 vjeç.
Drejtoria e Interpol Tiranës e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, sepse më datë 19.07.2023, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”. Nga hetimet dyshohet se në vitin 2019, ky shtetas, duke u prezantuar si shtetasi E. Sh., ka kanosur një shtetase, për t’i dërguar video intime”, njoftoi policia./tvklan.al