Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 20” është arrestuar në Laç me qëllim ekstradimin një 41-vjeçar shqiptar me iniciale A.M., i kërkuar nga autoritetet italiane.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Vjedhja me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali./tvklan.al