Ish-sulmuesi i Bayern Munich dhe Liverpool, Xherdan Shaqiri, njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar, pas një periudhe 14-vjeçare me kombëtaren e Zvicrës. Shqiptaro-zvicerani ka luajtur 125 ndeshje për kombëtaren helvete dhe ka shënuar 32 gola e ka dhënë 34 asiste. Ai është futbollisti i vetëm zviceran që ka luajtur në shtatë turne të mëdha,...