Atmosfera në stadiumin “Iduna Park” të Dortmundit pritet të jetë fantastike, ndërsa dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes. FSHF rikujton fansat kuqezi që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”.
Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve në ditën e ndeshjes. Biletat do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave dhe zotëruesit duhet të skanojnë biletën dhe të drejtohen për në vendin e tyre.
Hyrja D është zona e përcaktuar për tifozët kuqezi në stadiumin e Dortmundit. FSHF kujton se të gjithë tifozët që do të ndjekin takimin në “Iduna Park”, duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA për të shmangur çdo lloj problemi.
Në stadium ka disa rregulla strikte për tifozët. Çanta më të mëdha se madhësia A4 nuk do të lejohen në stadium.
Fansat duhet të kenë një ID të vlefshme. Të gjitha stadiumet e EURO 2024 janë vende ku nuk konsumohet duhan. Cigaret e zakonshme si dhe ato elektronike apo produkte të tjera duhani, që krijojnë tym nuk lejohen.
Organziatorët kanë menduar edhe për të gjitha ata që nuk kanë bileta. Tifozët mund ta shijonë ndeshjen në Fan Zone ‘Friedensplatz’ në qendër të qytetit dhe “Public Vieëing Westfalenpark”, 800 m në të majtë të stadiumit.
Klan News