Europiani në Gjermani do të jetë i pari në karrierën e Ivan Balliut. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare do kërkojë të lërë gjurmë me ngjyrat kuqezi, për të cilën shprehet tepër i emocionuar.

Për mediat spanjolle, futbollisti 31-vjeçar është shprehur se e zgjodhi Kombëtaren shqiptare pasi kishte luajtur në një Kampionat Europian dhe dëshironte ta përsëriste edhe duke dhënë kontributin e tij.

Ivan Balliu, futbollist i Kombëtares: Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të shoh atmosferën, kaq ndryshe nga sa jemi mësuar në kampionat. Do ta shijoj shumë. zgjodha të luaja me Shqipërinë, sepse ata sapo kishin luajtur në një Kampionat Evropian, i pari në 2016-ën dhe ishte një sfidë që doja të përsëritej. Dhe është përsëritur.

Balliu zbuloi edhe stilin e lojës së Kombëtares shqiptare, ndërsa pranoi forcën e kundërshtarëve në Grupin B, kryesisht atë të Spanjës.

Ivan Balliu, futbollist i Kombëtares: Është grupi më i vështirë. Ne do të jemi të përulur dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Spanja në parim shihet se do fitojë grupin. Italia nuk ka qenë mirë vitet e fundit, por po luan mirë. Kroacia ka treguar forcë në vitet e fundit, duke shkuar edhe në gjysmëfinale e finale. Duhet të jemi realist është shumë e vështirë. Stili ynë i lojës është të qëndrojmë të fortë në mbrojtje dhe të kundërsulmojmë. Nuk jemi një skuadër që ndërton aksionet nga mbrojtja. Luajmë kompakt, mbyllim hapësirat dhe sulmojmë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë do të duelojë me Elseid Hysaj për një fanellë titullari për tre ndeshjet e fazës së grupeve të kombëtares shqiptare, ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Klan News