Ish-sulmuesi i Bayern Munich dhe Liverpool, Xherdan Shaqiri, njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar, pas një periudhe 14-vjeçare me kombëtaren e Zvicrës.
Shqiptaro-zvicerani ka luajtur 125 ndeshje për kombëtaren helvete dhe ka shënuar 32 gola e ka dhënë 34 asiste.
Ai është futbollisti i vetëm zviceran që ka luajtur në shtatë turne të mëdha, nga Kupa e Botës 2010 deri në Euro 2024.
Sulmuesi 32-vjeçar luajti në dy takime në Kampionatin Europian, ku Zvicra u eliminua në çerekfinale.
Xherdan Shaqiri, sulmues: Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t’i thënë lamtumirë kombëtares. Kujtimet e mëdha mbeten dhe ju them të gjithëve, faleminderit!
Në karrierën e tij Shaqiri e ka fituar tri herë kampionatin zviceran me Bazelin dhe Bundesligën me Bajenrin dhe është shpallur kampion me Liverpulin në Premier Ligë, po e vazhdon karrierën e tij në MLS me skuadrën e Chicago Fire.
Shaqiri është i vetmi futbollist që ka shënuar në tri botërorët dhe europanët e fundit.
Klan News