Përballja me Anglinë është ende larg, por tek Kombëtarja Shqiptare kanë ndezur motorrët. Futbollistët kuqezi po përjetojnë një formë të jashtëzakonshme në fushën e lojës, duke shtuar alternativat për teknikun Sylvinho. Braziliani ka marrë të tjera shënime në takimet e kësaj fundjave, me lojtarët shqiptarë që dhuruan kontribut në takimet e skuadrave të tyre respektive....