Konventa kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim i ka dhënë mbështetjen e plotë kryetarit Ilir Meta që të negociojë me Partinë Demokratike e kryeministrit Berisha për krijimin e qeverisë së integrimit. Në fund të diskutimeve, anëtarët e saj kanë votuar të gjithë pro kërkesës së Metës për të nisur bisedimet me Berishën për një bashkëpunim...