Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Kreu I Pdsh Menduh Thaçi 2008

Nikola Gruevnski takohet me 2 krerët e partive shqiptare, Thaçin dhe Ahmetin – (23 Qershor 2008)

Lideri i VMRO-DMPNE dhe i mandatuari për formimin e qeverisë së re maqedonase Nikola Gruevski u takua pasditen e së hënës me kryetarët e dy partive shqiptare, Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin. Në fillim Gruevski është takuar me liderin e PDSH-së Thaçin, me të cilin mësohet se janë pajtuar  për një sërë çështjesh si  integrimi...

Qershor 23, 2008

Përgjaken zgjedhjet në Maqedoni, humb jetën një person dhe plagosen 7 të tjerë – (1 Qershor 2008)

Përgjaken zgjedhjet parlamentare në Maqedoni. Një person ka humbur jetën dhe të paktën 7 të tjerë janë plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në fshatin Haraçinë. Ngjarja ka ndodhur pak orë pas nisjes së votimit kur policia ka marrë informata se një grup i armatosur po mbushte kutitë e votimit. Me mbërritjen e patrullës...

Qershor 1, 2008

Përgjaken zgjedhjet në Maqedoni, Ali Ahmeti fajëson policinë – (1 Qershor 2008)

Reagimi i fortë i Bashkimit Demokratik për integrim vjen pas incidenteve të dhunës që përgjakën dhe dëmtuan votimin. Në këto zgjedhje parlamentare të Maqedonisë të cilat vlerësoheshin si një provë tepër kritike për aspiratat e vendit drejt NATO-s dhe BE. Naser Ajvazi humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me policinë në...

Qershor 1, 2008

Maqedonia voton, nis procesi i votimit në 2900 qendra – (1 Qershor 2008)

Në Maqedoni po mbahen  zgjedhjet parlamentare. Afro 1 milion e 750 mijë votues zgjedhin përfaqësuesit e tyre kuvendorë. 2900 qendrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19. Në këto zgjedhje të gjashtat e radhës por të parat e parakohshme që pas pavarësisë, aplikohet sistemi proporcional.  Maqedonia...

Qershor 1, 2008

Incidente në qendrat e votimit në Maqedoni, kërcënohen komisionerët – (1 Qershor 2008)

Prishet qetësia e zgjedhjeve në Maqedoni, në orën 8 e 30, dy qendra votimi 540 dhe 541 që ndodhen në ndërtesën e agjencisë së sigurimeve KIUB-i janë futur me forcë dy persona të armatosur. Nën kërcënimin e armëve ata kanë mbushur kutitë më fleta votimi dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj komisionerëve. Shtabet zgjedhore ja...

Qershor 1, 2008

Historia e politikës moderne të Maqedonisë pas shkëputjes nga ish-Jugosllavia – (1 Qershor 2008)

Maqedonia shkon për herë të gjashtë në zgjedhjet e përgjithshme dhe për herë të parë votohet para kohe. Historia e politikës moderne të Maqedonisë nis që prej vitit 1991, kur ajo u shkëput nga Ish-federata Jugosllave me anë referendumit të 8 shtatorit. Zgjedhjet e para parlamentare të atij viti do sillnin në pushtet Nikola Krusjevin....

Qershor 1, 2008

Maqedonia bën përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 1 qershorit – (31 Maj 2008)

Maqedonia është gati për zgjedhjet e së dielës, pak orë i ndajnë 1 milion e 700 mijë zgjedhësit nga hedhja e votës. Ndërkohë që subjektet politike kanë respektuar heshtjen zgjedhore që nisi mesnatën e së premtes. Pas 20 ditësh fushatë elektorale e nxehtë dhe me incidente, dita e sotme i ka kaluar thuajse tërësisht e...

Maj 31, 2008

Dorëzohet në polici atentatori tjetër i sulmit të kryer ndaj Ali Ahmetit – (14 Maj 2008)

Është vetë dorëzuar në polici i dyshuari kryesor për atentatin ndaj kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni Ali Ahmetit. Bëhet fjalë për Vullnet Xhelilin 29-vjeçar që bashkë me Faruk Iljazin të arrestuar një ditë më parë morën pjesë në sulmin e armatosur kundër Ahmetit. Sipas policisë Xhelili qëlloi në shenjë hakmarrje për një...

Maj 14, 2008