Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Kristian Marku

Atentati ndaj Kristian Markut, kapet një nga bashkëpunëtorët

Vrasja e Kristian Markut në Vlorë, arrestohet një prej bashkëpunëtorëve. Policia e Vlorës bën me dije se u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autorët është siguruar nga Erald Cenaj, 36 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Kukësit. Kristian Marku, i njohur edhe me identitetin Kristian Bardhi, u vra në një pritë...

Janar 25, 2025

Vrasësit e 30-vjeçarit, nga Vlora? Dyshimet e policisë mbi ekzekutimin e Kristian Markut

Vrasja e 30-vjeçarit Kristian Marku nga Rrësheni, i cili u ekzekutua të hënën në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se ka ardhur për shkak të hakmarrjes. Megjithatë, policia nuk ka dalë ende në një konkluzion përfundimtar dhe për këtë arsye janë disa pyetje që shtrohen në lidhje me këtë ngjarje. Çfarë do të bënte Marku në Vlorë...

Janar 15, 2025

“Mos të ngatërrohen ngjarjet”, Koka për vrasjen e Kristian Markut: Situata në qytetin e Rrëshenit aspak e qetë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë me armë zjarri Kristian Marku alias Kristi Bardhi.  Lidhur me këtë vrasje i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, gazetari Spartak Koka shprehet se pavarësisht se ka një pistë hakmarrjeje, sipas tij nuk duhet të ngatërrohen ngjarjet....

Janar 14, 2025

U ekzekutua mbrëmjen e djeshme, del fotoja e Kristian Markut

Personi që po shihni në foton më sipër është 30 vjeçari Kristian Marku, i cili mbeti i vrarë në një atentat mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Vlorë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 në afërsi të fshatit Novoselë, teksa i riu po udhëtonte me automjetin e tij tip ‘Volkswagen’. Ai u qëllua nga një...

Janar 14, 2025
Atentati ndaj Kristian Markut, pamje nga vendi i ngjarjes

Vritet në atentat Kristian Marku

Një 30-vjeçar, i identifikuar si Kristian Marku është ekzekutuar në një atentat mbrëmjen e kësaj të hëne, në autostradën Fier -Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë. “Makina tip Volkswagen me të cilën ndodhej viktima mësohet se po qarkullonte nga Fieri drejt Vlorës ndërkohë që një automjet tjetër me persona ende të paidentifikuar i janë afruar...

Janar 13, 2025

“Dyshohet se u nxorr në pritë”, gazetari jep detaje për atentatin ndaj 30-vjeçarit: U qëllua për rreth 1 km

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se viktima e atentatit të mbrëmjes së sotme në autostradën Fier-Vlorë, Kristian Marku alias Kristi Bardhi është qëlluar me armë zjarri për rreth 1 kilometër teksa ishte në lëvizje e sipër me mjetin e tij tip “Volkswagen”. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Bajraktaraj thotë...

Janar 13, 2025

Automjeti i atentatorëve të Kristian Markut i djegur, Policia: Targat e “Golf-it” të vjedhura

Automjeti tip “Volkswagen Golf” i përdorur për atentatin ndaj 30-vjeçarit Kristian Marku alias Kristi Bardhi është gjetur i djegur pranë vendit të quajtur “Kripa” në Vlorë. Nga verifikimet paraprake policore, ka rezultuar se targat e automjetit tip “Golf” janë denoncuar të vjedhura më herët. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe këqyrjen...

Janar 13, 2025

Atentati ndaj Kristian Markut shkakton aksident të 3-fishtë në autostradën Fier-Vlorë

Atentati ndaj 30-vjeçarit Kristian Marku alias Kristi Bardhi në autostradën Fier-Vlorë mbrëmjen e sotme ka shkaktuar një aksident të trefishtë. Në momentin kur ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen. Korrespondentja e Klan News, Greta Haskaj raporton se ky devijim nga...

Janar 13, 2025

Vrasja në autostradën Fier-Vlorë, makina e autorëve gjendet e djegur 300 metra nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë ku si pasojë e një atentati me armë zjarri ka mbetur i vrarë 30-vjeçari Kristian Marku.   Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Novoselë. Gazetarja e Tv Klan, Greta Haskaj raporton se 300 metra nga vendi i atentatit është gjetur e djegur...

Janar 13, 2025

Iu bë atentat në autostradë, Kristian Marku i akuzuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë

Kristian Marku, viktima e atentatit me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë, rezulton të jetë një person me precedentë penalë. 30-vjeçari ka qenë i akuzuar për “Vrasje me dashje në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohej...

Janar 13, 2025