Automjeti tip “Volkswagen Golf” i përdorur për atentatin ndaj 30-vjeçarit Kristian Marku alias Kristi Bardhi është gjetur i djegur pranë vendit të quajtur “Kripa” në Vlorë.
Nga verifikimet paraprake policore, ka rezultuar se targat e automjetit tip “Golf” janë denoncuar të vjedhura më herët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe këqyrjen e automjetit të djegur për të siguruar çdo gjurmë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Kristian Marku alias Kristi Bardhi u vra brenda makinës tip “Volkswagen” që ai po drejtonte në autostradën Fier-Vlorë./tvklan.al