Vrasja e Kristian Markut në Vlorë, arrestohet një prej bashkëpunëtorëve. Policia e Vlorës bën me dije se u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autorët është siguruar nga Erald Cenaj, 36 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Kukësit.

Kristian Marku, i njohur edhe me identitetin Kristian Bardhi, u vra në një pritë të organizuar me 13 janar, kurse motivi i ngjarjes besohet të jetë saga e hakmarrjes mes dy fiseve në Rrëshen të Mirditës, e nisur prej një dekade dhe me të paktën 7 viktima deri tani.

Klan News