Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Lufta Ne Kosove

Begaj përkujton masakrën e Reçakut: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi sot ngjarjen e 26 viteve më parë të ndodhur në Reçak të Kosovës, ku forcat serbe sulmuan popullatën e pafajshme civile shqiptare, duke vrarë dhe masakruar 45 prej tyre. Në këtë përvjetor të masakrës së Reçakut, President Begaj nderoi viktimat dhe të gjithë shqiptarët që i rezituan gjenocidit serb...

Janar 15, 2025

“50 vite nuk jam ndal”, Shkurte Fejza kujton periudhën e luftës në Kosovë

50 vjet në skenë! Këngëtarja e suksesshme me zërin brilant Shkurte Fejza nuk mund të mungonte sonte në studion e “Opinion”. Tha se karrierën e saj muzikore e ka nisur që para ’70-ës, por regjistrimin e parë të një kënge e realizoi në vitin 1974. “Kam bërë regjistrimin e parë në televizionin e Prishtinës në...

Dhjetor 26, 2024

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të hënën se ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari me iniciale V. N për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999

Dhjetor 23, 2024

1643 persona ende të zhdukur nga lufta në Kosovë

Kur kanë kaluar më shumë se 25 vite që nga lufta e Kosovës, janë ende 1643 personave të zhdukur, familjet e të cilëve presin një përgjigje për fatin e tyre. Në Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur, fajësojnë shtetin serb për mos hapjen e arkivave. “Serbia vazhdon të mos ndajë arkivat e tyre, për më...

Nëntor 17, 2024

“Na nxorën nga shtëpia”, kujtimi rrëqethës i Egzona Ademit nga lufta në Kosovë

Pushimet, udhëtimet janë tema e bisedës në “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan që veç kujtimeve të bukura mund të të sjellin ndërmend edhe eksperiencat jo të mira. Këngëtarja Egzona Ademi kujton si i nxorën dhe përzunë nga shtëpitë e tyre në Kosovë. Asokohe ajo ishte 13 vjeçe, por për të ka qenë udhëtimi më...

Korrik 13, 2024

Rrëfimi prekës i Berat Buzhalës për luftën në Kosovë: Më morën familjen, unë dhe vëllai u arratisëm

Berat Buzhala ishte mbrëmjen e sotme i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan në një rrëfim ekskluziv për herë të parë në mediat shqiptare mbi jetën e tij. Në rrëfimin e tij, ai është ndalur edhe ti lufta në Kosovë, duke treguar mbi vuajtjet dhe humbjet e mëdha që i solli ajo....

Maj 31, 2024

James Blunt flet për luftën në Kosovë

Këngëtari ka përshkruar situatën kaotike kur ka shërbyer për Forcat Britanike Këngëtari i njohur James Blunt para se të prekte famën ndërkombëtare  ishte një oficer zbulimi në regjimentin e rojeve të Ushtrisë Britanike. Sipas Ekspress.uk  ai shërbeu në NATO gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999. Në një intervistë në vitin 2010, këngëtari zbuloi se...

Nëntor 23, 2021

Krimi dhe dënimi: Faktografia e luftës së Kosovës

Kush përjeton një luftë, atij i ndryshon përgjithmonë jeta. Më shumë se 21 vjet kanë kaluar nga lufta e Kosovës, por pasojat ende janë prezente. Në jetët e njerëzve, dhimbjen që la ajo për familjarët, por edhe shkatërrimin  e kudogjendur. Ende ka shumë pyetje të hapura për kohën e luftës në Kosovë. Një serial i Deutsche Welle-s u kushtohet...

Dhjetor 27, 2020

Serbët, video-lojëra me krimet e luftës në Kosovë

Pjesë e lojërave virtuale edhe vrasja e Adem Jasharit Ky është një simulim i veprimit të policisë serbe në Marsin e vitit 1998 ku u vra komandati legjendar Adem Jashari së bashku me 50 anëtarë të familjes. Kjo video-lojë është krijuar në Serbi ndërsa ka afro 85 mijë shikime. “Detyra jonë është të likuidojmë Adem...

Dhjetor 14, 2020

Mediat italiane reportazh për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë gjatë luftës

Kosovë, historia e grave të përdhunuara dhe të harruara gjatë luftës. Kështu nis reportazhi i transmetuar në mediat italiane ku rrëfen për temën që ende konsiderohet një tabu. Në Kosovë çdokush ka një histori të tijën për të treguar. Disa vjet pas përfundimit të luftës, cilido mund të kujtojë torturat, ekzekutimet në masë, zjarrvëniet e...

Prill 6, 2019