Këngëtari ka përshkruar situatën kaotike kur ka shërbyer për Forcat Britanike
Këngëtari i njohur James Blunt para se të prekte famën ndërkombëtare ishte një oficer zbulimi në regjimentin e rojeve të Ushtrisë Britanike.
Sipas Ekspress.uk ai shërbeu në NATO gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999. Në një intervistë në vitin 2010, këngëtari zbuloi se një herë ishte urdhëruar të pushtonte një aeroport ndërsa ishte në Kosovë, por rusët kishin arritur atje të parët.
“Më është dhënë komanda e drejtpërdrejtë për të mposhtur rreth 200 rusë që ishin atje. Unë isha oficeri kryesor me trupën time pas nesh”, tha ai.
Konfuzioni rreth marrjes së Aeroportit të Prishtinës u raportua gjerësisht në atë kohë, ndërsa që atëherë është ngulitur edhe në kujtimet e këngëtarit .“Ne kishim 200 rusë të rreshtuar duke na drejtuar armët e tyre në mënyrë agresive, që ishte… ju e dini që na kishin thënë të arrinim në aeroport dhe t’i shkatërronim ata. Dhe nëse do të kishim një pikëmbështetje atje, atëherë do ta bënte jetën shumë më të lehtë për forcat e NATO-s në Prishtinë. Pra, kishte një arsye politike për ta zbatuar këtë. Dhe pasojat praktike të atij vendimi politik do të ishin agresioni kundër rusëve”, u shpreh ai.
Kur James u pyet nëse ndjekja e urdhrit do të rrezikonte Luftën e Tretë Botërore, James u përgjigj: “Absolutisht.”
Ai u largua nga ushtria tre vite më vonë për të ndjekur karrierën e tij në muzikë ku kënga ‘You’re Beautiful’ u shëndërrua në një hit ndërkombëtar.
Klan News