50 vjet në skenë! Këngëtarja e suksesshme me zërin brilant Shkurte Fejza nuk mund të mungonte sonte në studion e “Opinion”. Tha se karrierën e saj muzikore e ka nisur që para ’70-ës, por regjistrimin e parë të një kënge e realizoi në vitin 1974.


“Kam bërë regjistrimin e parë në televizionin e Prishtinës në atë kohë, dy vite më herët pati nis. Pastaj erdhën në fshatin tonë, e hajde një këngë për Vojo Kushin që e këndova në Kosovë. Që nga ajo kohë unë asnjëherë nuk jam ndal, 50 vite rresht…Në Kosovë, Shqipëri, diasporë, Amerikë kudo ku ka shqiptarë.”

Teksa kthehet pas në kohë, rrëfeu si e ka përjetuar luftën në Kosovë.

“Kemi qenë në fshat dhe ka qenë një periudhë shumë e tmerrshme. Shoku im para luftës është marrë edhe me aktivitet politik, pastaj meqë merrej me politikë, me ik të parët nuk shkonte dhe ngelëm ashtu sepse të gjithë banorët e pyesnin dhe desh lamë kokën për atë përgjegjësi. Kemi bashkëjetuar në njëfarë forme edhe me serbin. Mendonim që do kalonim mirë, edhe luftën ndoshta, mirëpo ndodhi e kundërta. U armatosën! E kujtoj që kemi shkuar te një teze e Hajrushit, edhe vëllai i shokut ka qenë ushtar e pastaj ra dëshmor. U vështirësuar jeta jonë atje, më 3 Prill kemi ardhur në Shqipëri, udhëtimi ynë zgjati 4 ditë, nga Prizreni. Me traktor, me makina…”, tregoi këngëtarja.

/tvklan.al