Pjesë e lojërave virtuale edhe vrasja e Adem Jasharit
Ky është një simulim i veprimit të policisë serbe në Marsin e vitit 1998 ku u vra komandati legjendar Adem Jashari së bashku me 50 anëtarë të familjes.
Kjo video-lojë është krijuar në Serbi ndërsa ka afro 85 mijë shikime.
“Detyra jonë është të likuidojmë Adem Jasharin”, thuhet në përshkrimin e videos.
Sipas një hulumtimi të Radios Evropa e Lirë, aktualisht “Arma Srbija” është platforma më e madhe në Serbi ku përdoruesit mblidhen për të luajtur njëkohësisht në kohë reale në internet.
Në këtë platformë është publikuar edhe misioni tjetër “Operacioni Reçak”, ku në këtë platformë nuk përmendet fare masakra e Reçakut, ndërsa përmendet detaji ku polici serb qëndron pranë një anëtari të likuiduar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në realitet në Reçak ka ndodhur masakra më e rëndë nga policia serbe, ku detyroi bashkësinë ndërkombëtare për të filluar ndërhyrjen në ish-Republikën Federale të Jugosllavisë.
Në këtë platform ka edhe video-lojëra të tjera të operacioneve të luftërave që pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë.
Sipas organizatave që monitorojnë gjendjen e të drejtave të njeriut në internet, video-lojërat si një lloj arti bashkëkohor kanë lirinë për të interpretuar ngjarje të caktuara por brenda kufijve që nuk shkojnë përtej kornizës ligjore.
Tv Klan