Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Mazhorance

Komisioni i Posaçëm antikorrupsion, SHBA-BE: Të jetë gjithëpërfshirës

Ambasada e SHBA dhe Delegacioni i Bashkimit Europian deklarojnë se nisma e qeverisë për realizimin e një cikël të ri reformash dhe lufta ndaj korrupsionit nëpërmjet Komisionit të Posaçëm, duhet të ketë edhe përfshirjen e opozitës. Për Zërin e Amerikës, përfaqësuesit diplomatikë shprehen se mazhoranca ka hedhur hapa të nxituara në miratimin e rezolutës kundër...

Qershor 1, 2024

Mazhoranca kufizon kompetencat e Presidentit

I hiqet me ligj pengimi i dekretimit të ministrave Për t’i dhënë fund ngërçeve institucionale të krijuara me Presidentin Ilir Meta, socialistët kanë vendosur të kufizojnë me ligj të paktën 5 prej kompetencave që kreut të shtetit ia njeh kushtetuta. “Me këtë ligj marrin fund të gjitha ngërçet artificiale.” Drafti me 45 nene ia kalon...

Nëntor 6, 2020

Basha: Ndryshimet në kod janë antikushtetuese, do t’i kontestojmë

“Nuk ka asnjë lloj formule që e shpëton Ramën nga humbja” Për Lulzim Bashën miratimi i Kodit të ri Zgjedhor nga mazhoranca është antikushtetuese dhe në kundështim me marrëveshjen e 5 Qershorit. Ndaj si i tillë opozita do ta kontestojë me çdo mënyrë. Sipas Bashës, ky hap është tregues i frikës që ndjen Edi Rama...

Tetor 5, 2020

Meta: “MD” e Kuvendi falsifikuan shkresat zyrtare

“Sorrat s’do të bëhen kurrë Shqiponja. Shushunjat e kanë zhbërë PS-në“ Presidenti i Republikës ka publikuar pasditen e të enjtes dokumente, të cilat sipas tij, provojnë shkeljet e rënda ligjore përmes dhe falsifikimeve që Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi kanë bërë për të shpallur në Fletore Zyrtare si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsin. Për...

Shkurt 20, 2020

Bylykbashi: Standardet e zgjedhjeve nuk i garanton sistemi elektoral

“Nisma e PS për betimet tek Presidenti, antikushtetuese” E cilësuar si një ndër kushtet e vendosura nga faktori ndërkombëtar për të ardhmen europiane të Shqipërisë, Reforma Zgjedhore duhet të marrë konsensusin e të gjitha palëve. Maxhoranca i ka tashmë propozimet e saj, ndërsa opozita pritet ta bëjë publik draftin e ekspertëve në fillim të Janarit....

Dhjetor 20, 2019

Zgjatet mandati i komisionit hetimor “Meta”

Tërmeti duket se nuk e ndal maxhorancën në nismën për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Komisioni Hetimor është mbledhur këtë të martë për të shtyrë mandatin e tij edhe me 4 muaj. Në datën 8 Dhjetor këtij komisioni i përfundonte mandati, por duke qenë se socialistët kanë mbledhur firmat për të shtuar si objekt të...

Dhjetor 3, 2019

Anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, “peng” i betimit në Presidencë

Mazhoranca: Ka zgjidhje ligjore nëse bllokohen Të votuara nga Kuvendi dhe të përshëndetura nga përfaqësitë diplomatike të SHBA dhe BE, anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, që të marrin zyrtarisht detyrën e re do të duhet më parë të betohen përpara kreut të shtetit. I njëjti përcaktim është parashikuar në Kushtetutë për të 9 anëtarët...

Nëntor 13, 2019

Gjobat e AKU-së në sezonin veror nuk do të falen

Mazhoranca rrëzon propozimin e deputetit Ilir Beqja Mazhoranca rrëzoi propozimin e deputetit socialist Ilir Beqja për të falur gjobat e vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për 1415 subjekte, të cilat nuk ishin pajisur me licencë për të ushtuar aktivitet në veprimtarinë ushqimore, të cilët janë penalizuar në muajt Korrik dhe Gusht. Socialistët e kanë...

Nëntor 6, 2019

Kundërshtohet betonizimi i aeroportit të Gjirokastrës

Betonizimi i aerodromit të Gjirokastrës nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për të penguar çdo tentativë trafiku të lëndëve narkotike përmes ajrit, është kundërshtuar ashpër nga këshilltarët demokratë në Bashkinë e këtij qyteti.  Sipas tyre, një veprim i tillë nuk ka ndodhur as në kohën e diktaturës, pasi prej vitesh thonë ata, ky aerodrom ka...

Maj 19, 2014

Mazhoranca i heq një tjetër kompetencë Presidentit

Komisioni i Ligjeve mirantoi vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për Ispektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Opozita e quajti një tjetër sulm të hapur ndaj pavarësisë së këtij institucionit dhe cënim të kompetencave të Presidentit të Republikës, pasi ligji i heq të drejtën kreut të shtetit që të propozojë kryeinspektorin. Oerd...

Prill 18, 2014