Tërmeti duket se nuk e ndal maxhorancën në nismën për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Komisioni Hetimor është mbledhur këtë të martë për të shtyrë mandatin e tij edhe me 4 muaj.
Në datën 8 Dhjetor këtij komisioni i përfundonte mandati, por duke qenë se socialistët kanë mbledhur firmat për të shtuar si objekt të tij dhe shkeljen tjetër të pretenduar prej tyre nga Presidenti për emërimin e Marsida Xhaferllarit, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, kanë vendosur punimet deri në muajin Prill.
Tv Klan