“Sorrat s’do të bëhen kurrë Shqiponja. Shushunjat e kanë zhbërë PS-në“
Presidenti i Republikës ka publikuar pasditen e të enjtes dokumente, të cilat sipas tij, provojnë shkeljet e rënda ligjore përmes dhe falsifikimeve që Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi kanë bërë për të shpallur në Fletore Zyrtare si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsin.
Për presidentin ky është një akt mafioz i Rilindjes, që sipas tij, ka kapur çdo pushtet dhe tani do të kapë dhe institucionin e Presidencës, por do ta kenë të pamundur, sepse në 2 Mars kur ka lajmëruar miting në bulevard, popullit do t’i kthehen të gjitha institucionet.
Sipas Metës, regjimi që po instalon Rama është vijim i regjimit komunist. Meta përsëriti se deri të hënën e 2 Marsit do të dalë çdo ditë për të publikuar fakte të reja, ndërsa siç ka premtuar, atë të ditë do të nisë dhe firmosjen e një dekreti shumë të rëndësishëm, që do të vijojë me të tjerë, pa specifikuar për çfarë bëhet fjalë. Në të njëjtën ditë do të zhvillohet dhe seancë plenare e radhës e parlamentit.
Tv Klan