Misioni EULEKS do të nisë zyrtarisht punën në Kosovë më 9 Dhjetor. Kështu njoftoi zyra e Përfaqësuesit të lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian, Javier Solana, në përfundim të mbledhjes së ambasadorëve të bllokut. Pavarësisht skepticizmit dhe kundërshtimeve, shefi i këtij misioni, Peter Feith, nënvizon se EULEKS do të kontribuojë për...