Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëdhënësi i partisë AAK, Kushtrim Xhemaili, ka bërë të ditur se Haradinaj pritet që të ketë takime me kongresmenë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.
Haradinaj ka shkuar në SBA me ftesë të Universitetit të Chicagos – Instituti Pearson.
“Vizitën e tij Haradinaj e fillon sot në Chicago, ku do të qëndrojë me ftesë të Universitetit të Chicagos -“Instituti Pearson”, në konferencën e tyre globale, ku do të flasë për zhvillimet në Kosovë dhe rrugëtimin e Kosovës që nga liria e deri më sot. Po ashtu, Haradinaj në Chicago do të takojë një pjesë të komunitetit shqiptar. Vizitën e tij në SHBA ai do ta vazhdojë në Nju Jork ku do të pritet nga Federata Panshqiptare “Vatra” dhe do të takojë komunitetin shqiptaro-amerikan. Gjatë qëndrimit në Neë York, Haradinaj do të takojë kongresmenë dhe zyrtarë tjerë të shtetit. Vizitën zyrtare Haradinaj do ta përmbyll në Uashington ku do të zhvillojë takime zyrtare në tri institucionet kryesore: Pentagon, Departmentin e Shtetit Amerikan dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë”, ka thënë zëdhënësi i AAK.
/tvklan.al