Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka votuar mëngjesin e sotëm në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Pas votimit, Haradinaj ka mbajtur një prononcim të shkurtër për mediat ku ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin në votime.

Ramush Haradinaj: Ka filluar mirë procesi zgjedhor dhe informatat janë që ka filluar mirë në të gjithë vendin me përjashtim të votimit me kusht, ka disa vonesa. Hana dhe Gjini votojnë për herë të parë. I bëj thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, vota juaj ka vlerë vetëm në kuti. Kosova ka nevojë për votën tuaj! Na priftë e mbara dhe suksese së bashku!

Rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote në Kosovë kanë të drejtë të zgjedhin se kush do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme./tvklan.al