Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se mosparaqitja e Kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale është dëshmi se ai nuk është në anën e ligjit, por në anën e të akuzuarve për korrupsion dhe vjedhje.

“Është hera e parë në historinë e Kosovës, që kryeministri nuk është me ligjin e as me prokurorinë, por është me hajninë, me të akuzuarit për hajni. Kjo sjellja e tij e mosshkuarjes në intervistim është inkurajim për korrupsionin për krimin e hajninë. Është veprim i gabuar dhe i dëmshëm për shtetin ligjor edhe na dëmton shumë planin ndërkombëtar, sepse vlerësimi për shtetin ligjor të Kosovës dobësohet kur kryeministri nuk e respekton ftesën e prokurorit”.

Sipas Haradinajt, me këtë veprim Kurti mbron ata që janë të akuzuar.

“Ai ka pasur deklarime në Parlament kundër Prokurorisë dhe të akuzuarve. Sjellja e tij e sotme është në anën e të akuzuarve pra ai po mbron krimin e jo ligjin.”

Prokuroria Speciale e ka thirrur dy herë Kurtin të jaë shpjegime mbi hetimet që po kryhen për abuzime në rezervat shtetërore, por ai nuk është paraqitur duke këmbëngulur që ta japë dëëshminë në zyrën e tij.

Tv Klan