Në kalanë e Borshit, në atë të Kaninës dhe në Muzeun Arkeologjik të Korçës, do të kryhen punime restauruese. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, ka kaluar në këshill dhe ka miratuar projektet ndërhyrëse për të treja këto monumente kulture të kategorisë së parë. Në kalanë e Borshit, projekti parashikon konservimin, dhe ndërhyrjet konsoliduese në monument,...