Shatërvani i famshëm i Trevit në Romë, një nga monumentet më të vizituara në Itali është aktualisht në një proces restaurimi.
Ata që do të shkojnë në kryeqytetin italian nuk do të kenë mundësinë të hedhin monedha në shatërvan, por mund ta bëjnë në këtë pishinë. Vendimi u mor nga bashkia e Romës.
“Ne e dinim që shatërvani ishte mbyllur, më vjen shumë keq për fëmijët të cilët vijnë për herë të parë në Romë. Kjo zgjidhje më duket shumë romantike, le të themi kështu”.
Shatërvani mund të shihet ende nga turistët dhe së shpejti do të instalohet një urë për t’i lejuar vizitorët të admirojnë monumentin më nga afër.
Një nga traditat më të vjetra për vizitorët në Romë përpara largimit ëshë hedhja e monedhës. Sipas traditës, monedha duhet hedhur me dorën e djathtë me shpinë nga shatërvani.
Klan News