Në kalanë e Borshit, në atë të Kaninës dhe në Muzeun Arkeologjik të Korçës, do të kryhen punime restauruese. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, ka kaluar në këshill dhe ka miratuar projektet ndërhyrëse për të treja këto monumente kulture të kategorisë së parë.
Në kalanë e Borshit, projekti parashikon konservimin, dhe ndërhyrjet konsoliduese në monument, si dhe restaurimin e kupolos së xhamisë që ndodhet brenda në kala e që e bën edhe më të veçantë këtë monument në rivierën e jugut.
Po aq e rëndësishme do të jetë edhe krijimi i infrastrukturës së nevojshme për interpretim të sitit, i cili do t’i vijë në ndihmë vizitorëve.
Në këto pika është parashikuar të shtrihet edhe projekti në Kalanë e Kaninës, e cila ndodhet 6 km nga qyteti i Vlorës e ndërtuar në shekullin e IV para Krishtit. Edhe aty do të bëhet procesi i konservimit, ndërhyrje konsolideuse.
Sa i përket Muzeut Arkeologjik të Korçës, ndërhyrjet do të fousohen vetëm në restaurimin dhe përforcimin e godinës.
Tv Klan