Po vijon puna për restaurimin e katër kishave shekullore në Voskopojë e Vithkuq, kisha e Shën Mërisë, Shën Mëhillit, Manastiri i Shën Podhromit dhe Shën Pjetrit.

Pamjet e punës për restaurimin e kishave i ka shpërndarë edhe kryeministri Rama, krahas së cilave ka shkruar se shumë shpejt do të kthehen të vizitueshme për mijëra turistë.

“Mirmëngjes dhe me punën që po vijon pa u ndalur për restaurimin e katër kishave shekullore në Voskopojë e Vithkuq, kisha e Shën Mërisë, Shën Mëhillit, Manastiri i Shën Podhromit dhe Shën Pjetrit, të cilat shumë shpejt do të kthehen në të vizitueshme për mijëra amatorë të turizmit historik, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.


/tvklan.al