Moti i keq shkakton bllokime rrugësh dhe ndërprerje energjie në disa zona të vendit-(11 Mars 2010)
Moti i keq ka shkaktuar problem në sektorë të ndryshëm në disa rajone të vendit. Si pasojë e shirave në zonën e Currilave një masiv toke rrëshqiti duke dëmtuar një ndërtesë të braktisur dhe një restorant. 3 shtëpi janë braktisur nga banorët prej mesnatës ndërsa 50 familje të tjera mbeten të izoluar në segmentin Vollgë-Currila...