Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Rritje Ekonomike

BSH: Treguesi i ndjesisë ekonomike rritje në Tetor

Treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi rritje të lehtë me 0.4% në muajin Tetor sipas raportit më të fundit të Vrojtimit të Biznesit dhe Konsumatorit nga Banka e Shqipërisë. Ky tregues qëndron rreth 13 pikë mbi mesataren historike referuar të dhënave zyrtare dhe ky përmirësim u ndikua kryesisht nga rritja e besimit në sektorin e shërbimeve....

Nëntor 1, 2024

FMN vlerëson ecurinë ekonomike të Shqipërisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmon se politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka pasur një ndikim pozitiv në ruajtjen e ekuilibrave monetarë dhe financiarë të vendit. Ky vlerësim u bë i ditur nga shefja e FMN-së për Shqipërinë, Anke Weber gjatë një takimi me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Ndër të tjera...

Korrik 12, 2024

Banka Botërore: Rritja ekonomike shqiptare 3.3% për 2024

Projeksionet e Bankës Botërore e shohin me rritje në masën 3.3% rritjen e ekonomisë shqiptare edhe përgjatë vitit 2024. Ajo do të ndikohet kryesisht nga sektori i turizmit, aktiviteti i pasurive të patundshme e eksportet. Menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas u shpreh se politikat zhvillimore duhet të shpërndahen edhe në...

Prill 11, 2024

Meta: Qeveria të parandalojë skenarët negativë në ekonomi

“Koronavirusi do frenojë ekonominë“ Parashikimi  i bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për ngadalësim të rritjes ekonomike si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, për Presidentin Ilir Meta dikton marrjen e masave të menjëhershme nga ana e qeverisë për përballimin e pasojave serioze që kanosin vendin, duke afektuar sektorët  kyç të ekonomisë.  “Vendi sot po...

Mars 16, 2020

BSH: Rindërtimi mund të ulë normën bazë të interesit të Lekut

“Ndikim edhe në interesat e bonove të thesarit dhe kredive” Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia shqiptare do të ketë një rritje ekonomike të reduktuar deri në 0.6% për shkak të goditjes që tërmeti i 26 Nëntorit. Në analizën e Raportit të Politikës Monetare, evidentohen dy faktorë kryesorë që do të ndikojnë në këtë reduktim:...

Shkurt 13, 2020

BSH: Ekonomia ngadalësohet edhe në tremujorin e dytë

Investimet në ulje, kredia në sektorin privat më shumë për likuiditet Banka e Shqipërisë vlerëson se në pjesën e dytë të vitit rritja ekonomike do të mbetet në të njëjtat nivele me dy tremujorët e parë, afër vlerës 2.4%. Shkak për këtë banka qendrore rendit në Raportin e Politikës Monetare rënien e investimeve të sektorit...

Nëntor 14, 2019

Rënia e prodhimit të energjisë ngadalësoi ekonominë

Banka e Shqipërisë pret që rritja ekonomike në periudhën e fundit të vitit 2018 të ngadalësohet për shkak të rënies së prodhimit të energjisë elektrike. Megjithatë Banka Qendrore e sheh rënien e ritmit si një situatë të përkohshme, pasi elementë të tjerë të ekonomisë si punësimi dhe konsumi janë në rritje. Në konferencën për shtyp,...

Shkurt 6, 2019

FMN parashikon rritje ekonomike në Kosovë

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritje ekonomike për Kosovën gjatë vitit 2019, prej 4,2 për qind. Por, sipas FMN-së kjo rritje mund të jetë më e madhe nëse ka përparim në reformat, veçanërisht në tregun e punës dhe fushat e qeverisjes. Megjithatë, sipas FMN-së, ka rrezik se presioni i shpenzimeve dhe mungesa e të ardhurave nga...

Dhjetor 18, 2018

Prodhimi i energjisë elektrike çon rritjen ekonomike 4.36%

Rritja ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti ka vijuar trendin mbi normën 4%, njësoj si në muajt e parë të 2018-s. Ekonomia u rrit në periudhën Prill-Qershor me 4.36%, e udhëhequr nga rritja e prodhimit të energjisë elektrike. Grupi i energjisë industrisë dhe ujit u rrit me 20.87%, ku peshën më të madhe...

Shtator 26, 2018

Ahmetaj u përgjigjet akuzave të opozitës

Demokratët e akuzojnë qeverinë se nuk ka gjeneruar vende të reja pune dhe se me mijëra biznese janë mbyllur për shkak të taksave të larta. Por vetë ministri i Financave tregon një tjetër realitet. Në përgjigje të deklaratave të opozitës në një postim në Facebook ai përmes këtij grafiku ai tregon se vetëm gjatë vitit...

Gusht 9, 2018