Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta ndaluar TikTok-un në institucionet publike. Zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra, ka thënë se të gjitha institucionet obligohen që të vendosin kufizimet e nevojshme teknike për ndalimin e TikTok-ut. “Të gjithë zyrtarët publikë janë të detyruar që në pajisjet zyrtare të largojnë aplikacionin TikTok dhe skedarët instalues të...