Është gjetur formula për të trajtuar në mënyrë më efektive kancerin. Shkencëtarët bërthamorë janë të bindur se kanë zbuluar një tjetër mënyrë për të lehtësuar të gjithë procesin që përdoret për skanimin e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje.  

Siç shkruan BBC, mjekët përdorin radioizotope për të përcaktuar saktësisht performancën e kancerit tek pacientët dhe evoluimin e tij.

Një pacient duke u skanuar në Infermierinë Botërore të Bristol

Doktori Tom Wallace shpjegoi se ekipi i tij kanë zhvilluar një teknikë që prodhon një material të tillë në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që të rritet potenciali për të shmangur njëherë e mirë vonesat në trajtimet e kancerit.

Bëhet fjalë për shkrirjen bërthamore në vend të ndarjes, një qasje më efektike sipas këtij ekipi, i cili madje do të kushtonte shumë më pak krahasuar me një central të ri bërthamor, duke e zëvendësuar me një material në impiante më të vogla.

Doktor Tom Wallace-Smith

Më tej, në shkrim, saktësohet se çdo vit radiologët skanojnë rreth 300 mijë pacientë duke përdorur radioizoptope radioaktive. Konsultetët thanë se do të ishte e vështirë të bëhej një punë e tillë pa praninë e tyre.

Të gjithë pacientët që patën nevojë për skanime urgjente diagnostifikuese për të parandaluar në kohë përshpejtimin e kësaj sëmundje u kontrolluan në kohë, teksa mijëra kontrolle të tjera rutinë u vonuan. Për këto arsye, shkencëtarët besojnë se rëndësia e aplikimit të një metode të tillë mund të lehtësojë dhe të shmangë njëkohësisht problematika të kësaj natyre./tvklan.al