Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta ndaluar TikTok-un në institucionet publike.
Zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra, ka thënë se të gjitha institucionet obligohen që të vendosin kufizimet e nevojshme teknike për ndalimin e TikTok-ut.
“Të gjithë zyrtarët publikë janë të detyruar që në pajisjet zyrtare të largojnë aplikacionin TikTok dhe skedarët instalues të tij.”
Në pajisje personale lejohet, por jo përmes rrjetit shtetëror. Ndalimi i TikTok-ut, që është në pronësi kineze, ndjek shembullin e Bashkimit Evropian që ka ndaluar përdorimin e TikTok-ut në institucionet e tij.
“Ndalimi i TikTok-ut në rrjetet shtetërore nënkupton ndalimin e funksionimit të aplikacionit në paisje zyrtare dhe në paisje personale në momentin që ato janë të lidhura në rrjete shtetërore.”
Edhe shumë shtete në mbarë botën kanë vendosur kufizime ndaj kësaj platforme, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Tv Klan