Viktor Gyokeres është padyshim sulmuesi i momentit. 26-vjeçari numëron 30 gola të shënuar, në 28 ndeshje këtë sezon, në të gjitha kompeticionet. Forma e shkëlqyer e sulmuesit suedez, ka bërë që në gjurmët e tij të vihen klubet e mëdha europiane, që synojnë ta afrojnë. Megjithatë, lojtari ka vendosur të mos largohet nga Sporting Lisbona...