Viktor Gyokeres është padyshim sulmuesi i momentit. 26-vjeçari numëron 30 gola të shënuar, në 28 ndeshje këtë sezon, në të gjitha kompeticionet.

Forma e shkëlqyer e sulmuesit suedez, ka bërë që në gjurmët e tij të vihen klubet e mëdha europiane, që synojnë ta afrojnë.

Megjithatë, lojtari ka vendosur të mos largohet nga Sporting Lisbona në merkaton e dimrit. Sipas “Sky Sports”, Gyokeres ka njoftuar drejtuesit se nuk dëshiron të largohet dhe do të qëndrojë në këtë skuadër, të paktën deri në fund të sezonit.

Sulmuesi synon të ndryshojë ekip në merkaton e verës, për të bërë hapin e madh në karrierë, ndërsa pritet që lufta për shërbimet e tij të jetë e fortë.

Gyokeres mbylli vitin 2024 me plot 62 gola të shënuar, shifra të frikshme për një lojtar, i cili po ecën në gjurmët e më të mëdhenjve të historisë. /tvklan.al