Të paktën 77 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 143 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas stuhive të pluhurit që kanë përfshirë shtetet veriore të Indisë, Rajasthan dhe Uttar Pradesh. Sipas asaj që shkruan BBC, stuhitë që përfshinë vendin të mërkurën, shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike, rrëzim të pemëve, shtëpi të shkatërruar...