Dy tornado në Tennessee të SHBA-ve kanë shkaktuar të paktën 25 viktima deri më tani. Stuhia goditi vendin gjatë mesnatës dhe lëvizi aq shpejt saqë njerëzit nuk patën kohë të futeshin në streha pasi ishin në gjumë.

Në Nashville, qytetin më të madh të Tennessee, janë shkaktuar dëmtime të shumta në shtëpi dhe ndërtesa të ndryshme.

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se do të vizitojë vendin të premten.

Guvernatori i Tennessee është shprehur në një konferencë për shtyp se një numër i konsiderueshëm njerëzish janë zhdukur. Banorët kanë treguar për mediat se Nashville duket si zonë lufte pas stuhisë. 150 persona janë dërguar në spital pasi u lënduan./tvklan.al