Është kthyer në një masakër parada ushtarake në Iran, ku një komando terroriste hapi zjarr duke vrarë të paktën 11 persona.

Mbi 20 të tjerë mbetën të plagosur. Mes viktimava mësohet se ka gazetarë, fëmijë dhe disa ushtarakë iranianë.

Agresorët ishin të paktën 5. Ata qëlluan nga pas, nga një podium i ngritur në krahët e rrugës. Sipas autoriteteve iraniane, terroristët ishin xhihadistë të Shtetit Islamik. Për ministrin e jashtëm Javad Zariv sulmi është organizuar nga shërbimet e huaja sekrete.

Parada e organizuar në disa qytete në Iran kujton luftën e viteve 80-të, kur forcat irakiane të urdhëruara nga Sadam Husein nisën mësymjen ushtarake ndaj Iranit.

Tv Klan