Do të vazhdojë të quhet Euro 2020 por do të luhet një vit më vonë, në verën e vitit 2021.
Përhapja e koronavirusit detyroi Institucionin më të lartë të Futbollit Europian që ta shtynte, ndërsa që tashmë ka nisur procedurën për të rimbursuar të gjithë ata tifozë që kishin pronotuar një vend në një prej 12 stadiumeve ku do të mbahej ky turne.
UEFA ka krijuar një mundësi për të gjithë ata tifozë që nuk mund të jenë të pranishëm në impiante.
Procedura është aktualisht e hapur në faqen zyrtare të UEFA-s, dritarja “blerje bilete në Euro 2020”, dhe do të jetë e aksesueshme për publikun deri në orën 14:00 të së martës së 26 Majit.
Ndërkaq, UEFA ka konfirmuar se blerësit që mund të ndjekin ndeshjet e planifikuar për vitin 2021, nuk do ta kenë të nevojshme për të zbatuar ndonjë procedurë, pasi biletat e blera do të jenë të vlefshme. Rimbursimi i tyre do të bëhet në kartën e kreditit me të cilën është bërë blerja.
Në rast se kjo kartë ka skaduar, kërkohet një rinovim nga ana e klientëve, në mënyrë që UEFA të vijojë procesin e rimbursimit deri në Qershorin e këtij viti. Por kjo procedurë nuk pritet të mbyllet këtu. Konfirmimi i datave të ndeshjeve të turneut 2021 do i japë një mundësi tjetër për të kthyer biletën e blerë dhe për të marrë një rimbursim të plotë të kostos së tyre.
Klan Plus