Kosova duhet ta provojë nga Liga e Kombeve
Franca, Turqia, Anglia dhe Çekia janë përfaqësueset që siguruan kualifikimin në finalet e Euro 2020.
Nuk ka më shpresë Kosova nga eliminatoret pas humbjes 2 – 1 në fushën e Çekisë. Dardanët edhe pse shënuan me Nuhiun nuk e mbrojtën avantazhin deri në fund.
Kualifikimi tani do të synohet nga finalet e Ligës së Kombeve në Divizionin D, ndeshje që do të luhen Marsin e ardhshëm.
Fitore e thellë e Anglisë 7 – 0 ndaj Malit të Zi. Kapiteni Kane realizoi 3 gola. Franca fitoi me përbysje 2 – 1 me Moldavinë, ndërsa Turqia barazoi pa gola me Islandën.
Përfaqësuesja franceze dhe ajo turke, pjesë e grupit të Shqipërisë, në javën e fundit do të luajnë ndeshjet e tyre vetëm për të vendosur vendin e parë.
Ekipet e kualifikuara deri më tani në finalet e Euro 2020 janë 10.
Tv Klan