Trajneri Alban Bushi, foli me superlativa për sulmuesin e Anglisë, watkins, i cili shënoi golin e fitores 2-1 ndaj Holandës.
Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Bushi deklaroi se ai është sulmuesi më i fortë i momentit.
Sipas tij, Watkins, është një shembull që duhet ndjekur, për mënyrën sesi ka mbërritur deri këtu.
“Watkins është nga lojtarët më në formë të Europianit. Për mendimin tim, është sulmuesi më i miri i momentit. Shënoi një gol spektakolar. Ai top hynte gol, vetëm atje ku e futi ai. Ishte një veprim fantastik. Është bërë futbollist në moshën 28-vjeçare në niovele të larta. Është një shembull. Me punë ka treguar, sepse ka luajtur në nivele shumë të ulët. Në moshën 28 vjeçare behet faktor në Europë. I ka të gjitha mundësitë për të marrë trofeun. Duhet të luajë më shumë, por përballë ka një lojtar shumë të fortë si Harry Kane.”, deklaroi Bushi. /tvklan.al