Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu është një nga të ftuarat speciale në emisionin “Kampionët” me Marina Vjollcën në Tv Klan këtë të premte.

Fatma pranoi se me futbollin nuk i ka marrëdhëniet e mira, por pranoi ftesën për në emision për një arsye.

Kushdo që më njeh e di që unë dhe sporti dy vija paralele që nuk puqemi kurrë në asnjë vend. Kam ardhur këtë për t’ju bërë komplimentet e mia secilit prej jush sepse jeni fantastik në këtë që po bëni, të pakonkurrueshëm. Është një nga ato emisione sportive spektakël do thoja unë në të gjitha dimensionet  fjalës që dhe njerëz të painteresuar si puna ime i mbani përpara ekranit, kështu që u ndjeva vërtetë e vlerësuar për ftesën”, tha Fatma Haxhialiu.

/tvklan.al