Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, u pyet nëse Watkins duhej aktivizuar më shumë tek Anglia.

Shulu hoqi një paralele me rastin e Arbër Hoxhës te Shqipëria, duke thënë se trajneri e di më mirë.

Sipas tij, Hoxha bëri shumë mirë për aq minuta sa luajti, ndërsa shtoi se nuk dihet si do ishte, nëse do luante më shumë.  

“Po flisja me një mik dhe më pyeti nëse Hoxha duhej të aktivizohej më shumë. I thashë që Hoxha luajti aq minuta sa i dha trajneri dhe bëri shumë mirë. Nëse do të luante më shumë nuk e dimë si do të shkonte. I dha ekipit ritëm dhe rrezikshëmri.

Edhe për Watkins, në i shikojmë nga jashtë, por trajneri e shikon nga afër. Ne themi që zëvendësimet duheshin bërë më parë tek Anglia, që ndeshja të mos shkonte deri në fund. Anglia deri këtu, përveç Holandës, ka rrezikuar edhe që ta humbiste ndeshjen. Nuk ka qenë asnjëherë bindëse dhe të dominojë me lojë.”, u shpreh Shulku. /tvklan.al