Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, deklaroi se Shqipëria duhet ta shijojë ndeshjen e sotme me Kroacinë.

Në emisionin “Euro Zone” në Tv Klan, Cana deklaroi se kuqezinjtë nuk janë pretendentë në grup dhe për këtë arsye, presioni është në krahun tjetër.

“Është një kënaqësi e madhe dhe nder shumë i madh. Sporti mbledh me mijëra tifozë. Janë raste të rralla për vendin tonë. Çunat duhet t’i mbështesim deri në fund. Jemi vetëm falë tyre këtu. Dëshira ime për në fushë është e madhe, por forma ime nuk është si më parë.

Kundërshtari ka histori dhe lojtarë shumë të mirë. Ne e kemi ditur, që në këtë grup nuk jemi pretendetët. Presioni nuk është në anën tonë. Djemtë ta shijojnë dhe të luftojnë deri në fund.

Në anën teknike nuk mund të t’i krahasosh dy kombëtare. Mentaliteti jonë duhet të jetë mentalitet luftëtari.

Në 2016, ishim të zotë për të pritur mbrapa, por duhet ta tregojmë veten edhe në sulm, sepse cilësitë i kemi.”, u shpreh Cana./ tvklan.al