Christian Panucci, mendon se rrjetet sociale kanë një ndikim të madh, në dëmtimet e shumta që lojtarët po pësojnë.
Duke folur së fundmi, për lëndimet e futbollistëve, ish-trajneri i Shqipërisë, tha se mesazhet e shumta q lojtarët marrin në rrjetet sociale, iu mbeten atyre në mendje.
Panucci përmendi rastin e mbrojtësit të Italisë, Di Lorenzo, për të cilin theksoi se ka marrë shumë mesazhe pas paraqitjes me Spanjën.
“Në shtimin e dëmtimeve në futboll, ndikojnë edhe rrjetet sociale. Nëse një futbollist bën paraqitje të keqe, atij i shkojnë me qindra mesazhe në rrjetet e tij sociale. Këto i mbeten në kokë ccdo lojtari.
Le të kujtojmë këtu rastin e Di Lorenzo-s. Një lojtar i shkëlqyer, por sa mesazhe mund të ketë marrë pas ndeshjes me Spanjën?!
Rrezikohen dëmtime nga stresi dhe negativiteti, pas një ndeshje të luajtur keq. Natyrisht një rol në këtë ka edhe përgatitja. Tani shumë lojtarë kanë ngërçe, në kohën time, ndodhnin shumë pak. Futbolli tani ka ndryshuar”, u shpreh Panucci.
/tvklan.al